“Trishtuese, kur vjen radha e gjyqit, palët kanë vdekur”, Dhurata Çupi flet për zvarritjen e proceseve në gjykata: Duhen 15 vite për një vendim

3 months ago 14

Deputetja e PD, Dhurata Çupi denoncoi sot nga foltorja e Kuvendit zvarritjen e proceseve gjyqësore në gjykatat e vendit. Ajo tha se për një vendim duhen deri 15 vite pritje.

Është trishtuese, tha deputetja demokrate, që çështjet në gjykata pushohen pasi palët në proces kanë ndërruar jetë.

Mbingarkesa në gjykata, tha ligjvënësja e PD, ka ardhur si pasojë e hartës së re gjyqësore, që u shoqërua me mbylljen e disa gjykatave në rrethe.

Fjala e plotë në Kuvend:

Reforma në drejtësi u mbështet për të sjellë një drejtësi të pavarur politikisht efektive dhe me akses qytetar, njëkohësisht  me qëllim çrrënjosjen e papërshkueshmërisë ndaj pushtetarëve që abuzojnë me detyrat e tyre shtetërore.

Ku jemi sot?

Shqiptarët nuk kanë akses në drejtësi. Mijëra dosje në sirtarët e gjykatave duhen 15 vite të marrin vendimin. Është trishtuese kur vjen radha e gjykimit dhe dosja pushohet pasi palët kanë vdekur.

Pensionistët kërkojnë të drejtën për pension por se marrin kurrë.

Ish-minatorë apo kooperativistë presin drejtësinë e re  se s’ju njihen vitet e punës, dhe në fund fataliteti vjen më shpejt se gjyqi.

Ish-pronarët kërkojnë pronat e tyre e në fund,kur vendimi ka dale prona është marrë nga delenxhinj qeveritare me strategji korruptive

Ish të përndjekurit rropaten nëpër gjykata për të vërtetuar vitet e burgosjes e kur del vendimi ata janë në prag të vdekjes.

Po për kë bëhet reforma nëse s’ju shërben njerëzve të thjeshte?

Na u shit si sukses harta gjyqësore. Ju paralajmëruam. Erdhët në komisionin e ligjeve duke sfiduar opozitën dhe sot jeni këtu. Problemi është që ju përsëri nuk mbani përgjegjësi. Ju merrni pagat e privilegjet dhe njerëzit presin datën e gjyqit.

Sot kemi nivelin mê të ulët të bashkëpunimit institucional midis 5 strukturave që sot raportojnë.

Prok. e Përgjithshëm që sa herë raporton ankohet që s’ka kompetenca dhe ja hedh fajin KLP dhe ligjit.

ILD që sa herë raporton ankohet që s’ka inspektore mjaftueshëm dhe fajin e ka KLP dhe ligji

SPAK dhe BKH ankohen që s’kanë mandat të mjaftueshëm dhe për ketë e ka fajin ligji.

KlGJ, KLP qe vazhdojnë me mandat te zgjatur tej çdo afati e për pasoje me autoritet te cunguar.

Kjo nuk quhet drejtësi.

Kjo nuk është drejtësi

Një drejtësi qe lejon një qeveri te vjedhë, lejon qe te ketë drejtorë, kryetare bashkie, ministra e kryeministër të vjedhë vendin.

E shqiptaret ikin . Me trup e mendje po ikin, dhe ata qe janë me trup ende këtu,  e sigurtë që mendjen e kane për  te ikur”, tha Çupi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article