Trofe special nga UEFA e Conmebol

1 year ago 35
Reklamë
15:10 08/07/2023

Sevilla sfidon Independiente del Valle për titullin ‘Antonio Puerta’

Stadiumi ‘Roman Sancez Pijuan’ do të ndezë prozhektorët mbrëmjen e 19 Korrikut për të pritur një sfidë tepër interesante mes vendasve të Seviljës dhe Indipendiente del Valle.

Fituesit në fuqi të Europa League do masin forcat me kampionët e turneut Sudamericana në edicionin pilot të Sfidës së Klubeve.

Sfida e parë mes klubeve të UEFA-s dhe Conmebol do të luhet në orën 22:00 të mërkurën e ardhshme, teksa do të jetë një ndeshje e vetme që luhet brenda harkut të 90 minutave.

Në rast barazimi nuk do të ketë kohë shtesë dhe fituesi del pas goditjeve të penalltive. Ky edicion inaugurues do të quhet ‘Antonio Puerta 12’ në nder të ish-lojtarit të Sevillas, i cili vdiq në vitin 2007 në moshën 22-vjeçare pas një arresti kardiak.

Kjo përballje vjen falë bashkëpunimit mes organit qeverisës së futbollit europian me atë të futbollit amerikan. Një duel i këtyre përmasave ishte edhe sfida mes Italisë kampione Europe dhe Argjentinës fituese të Copa America, fituar nga kampionët e Botës me shifrat 3-0. Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article