Projekti i Muzeut “Besa” në Tiranë është përzgjedhur për të qenë pjesë e listës së finalistëve kandidatë për trofeun e kompeticionit “World Architecture Festival” duke konkuruar kështu me emrat më të mëdhenj të arkitekturës në botë.
Kjo u bë e ditur nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
Rama shkruan se ky muze do të ruajë për brezat një pasqyrë të artë të shqiptarisë, atë të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe do t’u ofrojë të gjithëve një hapësirë opinionesh, debatesh, shprehjesh artistike e kulturore mbi tolerancën, solidaritetin dhe humanizmin.
Muzeu do të ngrihet në godinën e njohur si Shtëpia e Libohovitëve, monument kulture, që ndodhet në krah të Kalasë së Tiranës dhe Sarajeve të Toptanëve.
Në shkurt të 2023-it, kohë kur u ♪5el projekti, Rama shprehej se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se sa përpara Luftës së Dytë Botërore.
“I kemi dhënë realisht jo vetëm vëmendje, por edhe një mbështetje të rëndësishme gjithë operacionit të shpëtimit të monumenteve tona të kulturës, gjithë operacioni të shpëtimit të asaj që është një pasuri, e cila deri dje ishte mall pa zot edhe plaçkë për t’u marrë edhe për t’u përdorur për qëllime krejt të tjera”, deklaronte në atë kohë Kryeministri.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb