Trondit Erdogan, krijon parti në Gjermani, fton myslimanët t’i bashkohen

8 months ago 7

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka hbitur me lëvizjen e radhës teksa ka krijuar një parti politike në Gjermani, e cila ka në thelb të programit të saj luftën kundër racizmit mysliman. Partia është një degë e partisë AKP, që drejtohet nga lideri turk dhe synon të fitojë besimin e mbi 1.5 milionë turqve me të drejtë vote në Gjermani, por edhe shtetasve të tjerë më origjinë të huaj.

Partia e cila pritet të garojë në zgjedhjet europiane të qershorit, do të quhet ‘Aleanca Demokratike për Diversitet dhe Zgjim’ (DAVA) dhe është krijuar zyrtarisht më 7 janar. Kjo parti pritet të drejtohet nga Teyfik Ozcan, i cili ka këmbëngulur se financat e partisë do të sigurohen të gjitha nga brenda vendit, në zbatim të plotë të ligjit elektoral, pasi në Gjermani është e paligjshme të marrësh fonde nga vendet e huaja.

DAVA, partia e re, ka shkaktuar reagime dhe shqetësime në Berlin. I pari që ka reaguar kundër është Cem Ozdemir, ministri gjerman i Bujqësisë, i cili ka prejardhje turke.

Read Entire Article