Tuchel jep komentin e tij rreth problemeve të Ten Hag tek Man United

1 year ago 49
Reklamë

Thomas Tuchel beson se Erik ten Hag po ballafaqohet me një presion të madh tek Manchester United pasi që ka shumë zhurmë rreth ambienteve të klubit.

United ka humbur tri nga katër takimet e tyre të fundit, së fundmi ata pësuan 3-1 ndaj Brighton në “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq” kanë arkëtuar vetëm gjashtë pikë nga pesë ndeshjet e para të tyre, duke mbetur nëntë pikë pas liderit, Manchester City.

Tuchel beson se një ndër arsyet pse Ten Hag dhe lojtarët e tij po përballen me presion është për shkak se shumica e opinionistëve nëpër mediume janë ish-lojtar të klubit anglez.

🗣 "The top players are the most greedy ones and the easiest ones because they will do anything to help the team come closer to winning."

Thomas Tuchel asked about the standards of managing at a big club and how Ten Hag has dealt with issues at #mufc, including high profile… pic.twitter.com/D0sCq7fngJ

— The United Stand (@UnitedStandMUFC) September 19, 2023

Përkundër vështirësive, trajneri i Bayern Munich ka thënë se United do të përbëjë një kërcënim kur ata të vizitojnë gjigantin gjerman këtë të mërkurë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Starti i sezonit nuk do të thotë shumë. Ata nuk ishin keq as ndaj Brighton. Kanë shumë lojtarë cilësor dhe janë tepër të rrezikshëm”, tha fillimisht Tuchel para gazetarëve.

Tutje, ai shtoi se trashëgimia që ka lënë pas Sir Alex Ferguson, krijon shumë presion për pjesëtarët e klubit.

“Ju e keni këtë trashëgimi nga Sir Alex Ferguson, që krijon shumë presion. Kjo do të thotë se kur punoni tek një klub i madh, do të ketë pritshmëri të mëdha”, përfundoi tekniku gjerman./Telegrafi/

Read Entire Article