Tuchel me ecuri negative te Bayern, 10 humbje në 43 ndeshjet e para

7 months ago 30
Reklamë
23:40 16/02/2024

Humbjet e njëpasnjëshme në kampionat dhe Europë kanë lëkundur jo pak pozitat e trajnerit, Thomas Tuchel. Bayern Munich po konsideron seriozisht shkarkimin e teknikut përpara fundit të sezonit, e ndikuar nga rezultatet e dobëta. Viti 2024 është katastrofal për bavarezët, pasi në 7 takime ka humbur tre. Vështirësinë e Tuhel e tregojnë edhe statistikat. Gjermani ka pësuar 10 humbje në 43 ndeshjet e para të Bayern Munich.

Praktikisht, një disfatë çdo katër takime, me Tuhel që ka edhe mesataren më të keqe se paraardhësi i tij, Julian Nagelsmann. Edhe pse dorëzoi dorëheqjen 11 muaj më parë, trajneri aktual i kombëtares pësoi 10 humbje pas 84 ndeshjeve. Ky i fundit kishte një ecuri fitoresh prej 71.4 %, ndërsa Tuhel, natyrisht shumë më të ulët se kolegu i tij.  Thomas Tuchel ka një kontratë deri në vitin 2025 me Bayern Munich dhe nëse ndodh shkarkimi do i kushtonte shtrenjtë arkave të klubit gjerman.


Të ngjashme

Read Entire Article