Turi i tretë kualifikues në Conference League

1 year ago 30
Reklamë
23:11 24/07/2023

Partizani ndeshet me fituesin e Tre Penne-Valmiera, Tirana me çiftin Zeljeznicar-Netfci

Short i lehtë në letër për skuadrat shqiptare në turin e tretë të Conference League. Kampionët në fuqi të vendit, Partizani do të ndeshet me fituesin e përballjes mes Tre Penne të San Marinos dhe Valmiera të Letonisë në rast se kalon pengesën andoriane të D’Eskaldes.

Provë e kalueshme mund të konsiderohet edhe për Tiranën, që duhet thënë se ajo më e vështira është në këtë raund. Gjithmonë nëse eliminojnë gjigantët turq të Beshiktash bardheblutë do sfidonin në turin e tretë fituesin mes boshnjakëve të Zeljeznicar dhe Neftci Baku.

Sa i përket skuadrave të tjera shqiptare, Ballkani nëse kalon Larnen do sfidonte modestët e Lincoln, në rast kualifikimi përballë Plzen, Drita do gjente përballë fituesin e duelit Gzira-Didelang, kurse Dukagjini, nëse eliminon Rijekën do kishte përballë fituesin e duelit Torshavn-Haverfordëest, skuadër që largoi nga Europa, Shkëndijën e Tetovës.

Të ngjashme

Read Entire Article