Policia e Sarandës ka arritur të gjejë dhe t’i rikthejë një turisti italian, çantën e tij me një shumë të konsiderueshme parash, dokumente të rëndësishme dhe sende personale, të cilën e kishte humbur gjatë vizitës në qytetin në jug të vendit.
Turisti italian falënderoi efektivët e Policisë, për ndihmën dhe përkushtimin e treguar, si dhe qytetarin që kishte njoftuar në kohë Policinë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin që kanë me Policinë, për të mirëpritur dhe ndihmuar turistët në vendin tonë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb