“Turizmi ka qenë nën atak”, Braçe te “Dezinformimi”: U sulmuan njësitë akomoduese! Rusia “blen” influencer dhe…

1 month ago 24

U mbajt sot komisioni “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.

Anëtarët e opozitës nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje, ndërsa kryetari Erion Braçe ka shprehur keqardhjen për këtë fakt dhe ka theksuar se një sjellje e tillë, ndërsa ka theksuar rëndësinë e fushës së komisionit, referuar ngjarjeve në rajon e jo vetëm.

“Lajmet që u përhapën me shpejtësi edhe në Shqipëri për zhvillimet që kishin të bënin me Kosovën Serbinë e Shqipërinë.
Një lajmë e hedhur në treg nga tabloidë pranë qeverisë Serbe, e që u amplifikua nga mediat shqiptare, për mundësinë e shpalljes së pushtimit të Kosovës nga Beogradi.

Rasti i dytë ka të bëjë sërish me Kosovën e Serbinë e ka të bëjë me një deklaratë të presidentit serb për monitorim të territorit serb me dronë shqiptarë.

Në lidhje me dezinformimin rus. Faqe të posaçme në gjuhën shqipe me burim Rusinë kanë shpërndarë dezinformata.

Turizmi ka qenë nën atak. E verifikuar që grupe të huja kanë sulmuar faqet e njësive akomoduese në Shqipëri, me qëllim largimin e vëmendjes dhe prenotimeve.

Ngajrje që kanë ndodhur në Europë dhe Amerikë sjellin evidencën e pagesës nga Rusia për influencer për të përcjellë poitikën dhe krijuar ndasi si qëllim i politikës ruse, përfshirë edhe në SHBA.
Ekzistencën e faqeve që ngjajnë me mediat botërore, u përcillet politika e Rusisë”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article