Turqia destinacion për stafin e Kombëtares

7 months ago 26
Reklamë
23:26 05/02/2024

Pesë futbollistë do vëzhgohen në aksion nga Sylvinho dhe ndihmësit e tij

Turqia do të jetë destinacioni i radhës për stafin teknik të kombëtares shqiptare. Kampionati turk është një vitrinë e madhe e futbollistëve kuqezi, pasi në dy nivelet e para të saj aktivizohen 5 lojtarë. Pikërisht, Sylvinho dhe stafi i tij do të kenë në fokus performancën e tyre për të studiuar më pas edhe mundësinë për një ftesë në Euro2024.

Rey Manaj është padyshim ai që intrigon dhe po kalon moment pozitiv. 11 gola të shënuar në këtë sezon në Superligën turke e kanë shndërruar 26-vjeçarin në kandidat potencial për tu grumbulluar në turneun gjerman. Manaj ka shënuar në total 15 herë në 23 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës për të qenë kështu një alternativë e mirë për kuqezinjtë.

Sokol Cikalleshi ishte ndër protagonistët e kualifikimit historik në Euro2024 teksa shënoi një gol dhe një asist. Forma e sulmuesit të Konjaspor prej 8 golash kënaq Sylvinhon, gjithsesi do shfrytëzojë takimin e kësaj fundjave të skuadrës turke për të parë në aksion 33-vjeçarin. Endri Çekiçi dhe Veseli janë dy lojtarët e tjerë që do të vlerësohen nga trajneri i kombëtares dhe stafi i tij.

Ndërkaq, në vëzhgim do të jetë edhe Odise Roshi, prej kohësh jashtë kombëtares. Goli i mesfushorit në këtë fundjavë ka tërhequr vëmendjen e kuqezinjve, pasi Roshi ka shënuar 4 gola me fanellën e Sakarjaspor.


Të ngjashme

Read Entire Article