Tymuese, zhurmë e karriget grumbull! Sërish kaos në Kuvendin e Shqipërisë

11 months ago 5
10:12 09/11/2023

Ashtu siç ishte parashikuar, vijon mes kaosit seanca plenare e kësaj të Enjteje.

Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nisi fjalën e saj në kushte jo normale të seancës, deputetët e opozitës kanë ndezur sërish tymuese. Pikërisht për këtë arsye, Nikolla komunikoi përjashtimin e deputetit të PD Saimir Korreshi.


Ju përjashtoj, lironi sallën zoti Korreshi. Garda ju lutem hiqni flakadanët!”, tha Nikolla.

Korreshi, e mori tymuesen nga çanta e një deputeteje.

Edhe pse salla u mbush me tym, Nikolla i dha fjalën ministrit të Ekonomisë Ervin Meta, sa i takon marrëveshjes së nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Përveç tymueses, deputetët e opozitës kanë bërë grumbull karriget tek foltorja.

09:47 Bllokohet me karrige foltorja në Kuvend, Berisha: Vazhdon mosbindja civile

Opozita vijon sërish betejën e saj në Kuvend. Edhe këtë të enjte seanca plenare do të bllokohet. Para nisjes së Kuvendit, deputetët demokratë kanë vendosur një grumbull karrigesh në foltore. Ndërkohë pas karrigeve qëndrojnë efektivë të Gardës.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se edhe sot do të vazhdojë mosbindja civile e parlamentarëve të opozitës pasi i janë mohuar të drejtat kushtetuese.

“Vazhdon mosbindja civile, protesta paqësore e parlamentarëve të opozitës me të drejta kushtetuese të mohuara. Prej 18 muajsh me urdhër të Edi Ramës ky parlament nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, një detyrim kushtetues nga neni 77 i Kushtetutës që thotë se me firmën e ¼ të deputetëve të Kuvendit, Kuvendi është i detyruar të ngrejë komisione hetimore për çështje të caktuara”, tha Berisha.

Sipas tij, Rama nuk i pranon këto komisione sepse ai vetë është i inkriminuar dhe se familjarët e tij janë vërsulur pas tenderave dhe prokurorimeve publike.

Në rendin e ditës të publikuar në faqen zyrtare të parlamentit janë për diskutim një sërë çështjesh. Ndër to janë projektligji për Kodin Penal, projektligji për koncesionet dhe partneritetin publik privat, për prokurorimin publik etj.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article