U arratis nga burgu/ Kapet në Londër ushtari anglez i akuzuar për terrorizëm

1 year ago 37
Reklamë

Pas tre ditësh në arrati, Daniel Khalife , ish-ushtari 21-vjeçar i ushtrisë britanike, i cili ishte arratisur nga burgu Wandsworth më 6 shtator, u arrestua në Londër .

Këtë e ka bërë të ditur Policia Metropolitane, shkruan BBC. Në janar Khalife u akuzua për planifikim të aksioneve terroriste dhe spiunazh të mundshëm.

Khalife u arrestua pak para orës 11:00 (10:00 me orën angleze) në zonën e Chiswick.

Tashmë ushtari ndodhet në paraburgim. Banorët në zonë raportuan kërkime intensive ajrore që përfshinin një helikopter policie nga mbrëmja e së premtes deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Read Entire Article