Fredi Beleri do të lejohet të kryejë betimin e tij në Parlamentin Evropian pasi u kandidua nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe arriti të sigurojë votat e nevojshme për të qenë eurodeputet.
Sipas gazetës greke Protothema, Beleri do të lejohet të udhëtojë drejt Strasburgut të hënën për të kryer betimin si deputet i Parlamentit Evropian.
Ai do të fluturojë mëngjesin e së hënës për në Athinë, i cili do të jetë një stacion i ndërmjetëm dhe nga Athina do të shkojë në Strasburg. Ai pritet të mbërrijë në aeroportin e kryeqytetit grek, Eleftherios Venizelos në orën 12:30.
Më pas ai do të shkojë në Strasburg, për të marrë detyrën si deputet i Parlamentit Evropian gjatë seancës hapëse plenare të Parlamentit Evropian dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarët e Parlamentit Evropian dhe Komisionit, sipas asaj që shkruan media greke.
Kujtojmë se Fredi Beleri është dënuar për shitblerje të votës pasi u arrestua vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit të vitit të kaluar në Himarë.
Po ashtu KQZ vendosi heqjen e mandatit të tij si kryebashkiak, ndërsa procesi për zgjedhjen e kreut të ri të bashkisë Himarë do të kryhet në 4 gusht.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb