U dënua ditën e djeshme nga Apeli, çfarë pritet të vendosë Kuvendi mbi mandatin e Ervin Salianjit

1 month ago 21

Ditën e djeshme Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për dënimin me një vit burg të deputetit Ervin Salianji.

Por çfarë do të ndodhë me mandatin e deputetit?

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se pritet dorëzimi në Kuvend i kërkesës nga ana e prokurorisë, më pas Kuvendi do të vihet në lëvizje për të hequr mandatin e deputetit.

Kuvendi pritet të konstatojë faktin dhe të interpretojë Kushtetutën, duke sjellë më pas edhe ndërprerjen e mandatit të deputetit.
Kuvendi më tej njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar, vakancë që do të plotësohet referuar listës shumëemërore të dorëzuar në 20121 nga PD për të njëjtin qark.
Kjo është hera e parë në 34 vite që një deputet i Kuvendit dënohet me burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article