“U dha ndërtuesve pronë shtetërorë”, gazetari: Salianji do të kërkojë hetim pasuror ndaj ish-ministrit Xhafaj! E akuzon për 5 vepra penale

1 month ago 27

Mëngjesin e sotëm, Ervin Salianji zhvilloi një takim me kreun e grupit parlamentar të PD, nënkryetarin Agron Gjekmarkaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka.

Gazetari Osman Stafa raporton se takimi u zhvillua në kuadër të plotësimit të dokumentacionit, për një kallëzim që Salianji do të bëjë në Prokurorinë e Posaçme ndaj ish- ministrit Fatmir Xahafaj.

Mësohet se Saliani do të kërkojë hetim pasuror ndaj Xhafajt.

Hetimi do të kërkohet mbi lidhjet e pretenduara me ndërtues të cilëve u ka dhënë prona shtetërore, falsifikim të dosjes, pengim të së vërtetës dhe shpërdorim detyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article