U kap duke shkarkuar inerte në shtratin e Erzenit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

9 months ago 43

Arrestohet 50-vjeçari në Tiranë, pasi u kap duke shkarkuar inerte në shtratin e Erzenit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet Y.B., i cili akuzohet për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.

NJOFTIMI I POLICISE
Vihet në pranga 1 shtetas që u kap duke shkarkuar inerte në shtratin e lumit Erzen. Sekuestrohet kamionçina me të cilën ishin transportuar inertet.

Në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se një shtetas hidhte mbetje inerte në shtratin e lumit Erzen, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit Y. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.

Ky shtetas është kapur në flagrancë duke hedhur në shtratin e lumit Erzen, në fshatin Stërmas, mbetje inerte që i kishte transportuar me një mjet kamionçinë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article