Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 43-vjeçar në kuadër të operacionit të koduar “Adapt”.
Forcat e rendit arrestuan shtetasin Shaban Këllezi, i njohur ndryshe dhe me gjeneralitetet (Shkrela) (Skënderaj).
Në banesën e këtij të fundit u gjetën dy kilogram lëndë narkotike cannabis sativa, e cila po thahej me freskuese dhe po bëhej gati te shitej.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas kishte përshtatur në banesën e tij, një ambient për tharjen e lëndës narkotike cannabis sativa, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Adapt”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Shaban Këllezi (Sh). (S)., 43 vjeç.
Nga kontrollet në banesën e 43-vjeçarit, në fshatin Rreth Libofshë, shërbimet e Policisë gjetën rreth 2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, lëndë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb