Pas disa informacioneve për automjete të dyshimta pranë një magazine në Visserij në Assenede, policia lokale kreu një bastisje në tetor 2022. Ata zbuluan se ndërtesa përdorej si një plantacion kanabisi.
82 kilogramë kanabis u gjetë gati për transport me një vlerë prej 800000 euro, nëse do të shitej në rrugë.
Dy shqiptarë janë arrestuar në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë u gjetën në një automjet pranë plantacionit. Më vonë një shqiptar i pestë doli në foto. Në magazinë, hetuesit gjetën edhe një fletore interesante, ku kishte informacione për sasitë e kultivuara, nënndarjen e plantacionit etj.
Pesë shqiptarët kishin rolet e tyre në plantacion. Ata u dërguan në gjykatë nga prokurori publik. Prokurori kërkoi burgim nga 12 muaj deri në 5 vjet. Gjithashtu u kërkuan gjoba deri në 20 mijë euro.
Vendimi për shqiptarët pritet të jepet më 10 tetor.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb