U la i lirë, flet ish-anëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj: Lirinë nuk e kisha humbur, ishte tentativë për trembje! Jemi në rrugën e drejtë

11 months ago 28
Reklamë

Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj ka folur pas lirimit nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit në Tiranë.

“Dua t’ju them qe lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, as unë as Uçk dhe as ata të tjerët që janë në Hagë, ishte tentativë për të na trembur e për të na thënë e mbushur mendjen se nuk ishim në rrugë të drejtë. Sot arritëm tju tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”., shprehet ai.

Ditën e sotme, Apeli ka refuzuar ekstradimin e Goxhajt në Hagë, duke rrëzuar vendimin e Shkalles së Parë.

Kujtojmë se Goxhaj ka kundërshtuar përmes mbrojtjes akuzat ndaj tij. Goxhaj, i arrestuar për llogari të Gjykatës Speciale, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article