U ndalua pas një shkeljeje rrugore, shoferja nga Shqipëria sulmon policët në Ferizaj, njëri bëhet për spital

11 months ago 42
Reklamë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë në Ferizaj, pasi ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor.

Rasti ka ndodhur ditën e diel, ndërsa polici i lënduar ka marrë trajtim mjekësor.

“Është arrestuar e dyshuara shtetase e Shqipërisë pasi ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët e kanë ndaluar pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion. Lidhur me rastin, si pasojë njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article