U përfol se e nxitën vajzën të qajë gjatë telefonatës në BBVA, reagojnë familjarët e Ilinisa Agollit

8 months ago 10

Pas një pjesëmarrjeje emocionuese në episodin e fundit të Big Brother VIP Albania 3, Ilnisa e mori vëmendjen e rrjeteve sociale për një telefonatë prekëse që bëri me vajzën e saj, Anaisin.

Gjatë një momenti të bisedës, u krijuan dyshime në rrjet se vajza e saj po ndjehej e presionuar nga familjarët që të shprehë emocione publikisht, duke qarë ‘sa për sy e faqe’.

Situata mori një kthesë kur familjarët e Ilnisës, që momentalisht mbajnë në dorë menaxhimin e rrjeteve sociale të saj, publikuan një reagim zyrtar për të qetësuar situatën.

Sipas tyre, gjatë një momenti tensioni, familjarët përpiqeshin të qetësonin Anaisin, i cili, i marrë nga ndjenjat e largimit nga nëna, nuk mundi të përmbante lotët e saj.

Në deklaratën e tyre shprehën keqardhjen për atë që e konsideruan si spekulime dhe teori konspirative që kaluan në dyshime ndaj ndjenjave të një fëmije dhjetë vjeçar.

“Është e trishtueshme që ndjenjat e një fëmije, lotët e tij dhe zëri i tij i prekur nga largësia me nënën, të shndërrohen në objekt të spekulimeve,” theksuan ata në reagimin e tyre.

Situata nxiti një reagim të gjerë në rrjetet sociale, ku shumë përdorues u shprehën mbështetës ndaj Ilnisës dhe familjes së saj, duke kërkuar më shumë sensibilitet dhe respekt ndaj momenteve private dhe emocionale që ndodhin gjatë lojës në Big Brother VIP. /Telegrafi/

Foto: Ilnisa Agolli/InstaStory
Read Entire Article