U plagos gjatë aksionit në fshatin Banjskë, efektivi i policisë së Kosovës i nënshtrohet operacionit

1 year ago 16

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili është plagosur gjatë aksionit në fshatin Banjskë të Zveçanit, është duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës së Jugut.

Drejtoresha e këtij spitali, Luljeta Buçinca Zhubi, tha për Radion Evropa e Lirë se polici i plagosur është duke qëndruar në spital, pasi nesër do t’i nënshtrohet një operacioni.

“E kemi një pjesëtar të policisë, i cili është i plagosur nga copat e predhave. Në konsultim me kirurgun, është konstatuar se ai duhet t’i nënshtrohet një intervenimi”, tha Zhubi.

Ajo tha se që nga orët e para të mëngjesit, në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë të Jugut janë trajtuar gjashtë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Disa nga të plagosurit/lënduarit janë transferuar në Prishtinë e të tjerët janë liruar në shtëpi”, tha Zhubi./ REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article