U rikthye në formacionin startues të Sassuolos pas dy ndeshjeve – Nedim Bajrami gjen rrugën e golit

6 months ago 4

Sassuolo po avancon me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Salernitanas në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit italian.

Në këtë takim po shkëlqen mesfushori shqiptar Nedim Bajrami i cili ka shënuar një gol dhe asistuar në një tjetër.

Fillimisht, Bajrami nisi aksionin tek goli i parë që u shënua nga Armand Lauriente në minutën e 37-të të takimit.

45’ | #SalernitanaSassuolo 0️⃣-2⃣

⚽️ NEDIIIIIIIIM BAJRAMIIIIIIIII!!!#ForzaSasol 🖤💚 pic.twitter.com/FXnUKTEDWF

— U.S. Sassuolo (@SassuoloUS) April 5, 2024

Pas vetëm disa minutash, Bajrami (44’) shënoi për të dyfishuar epërsinë e Sassuolos në 2-0 duke u asistuar nga Andrea Pinamonti.

Ky ishte vetëm goli i tij i dytë këtë sezon për Bajramin në Serie A teksa tani ka edhe dy asistime./Telegrafi/

Read Entire Article