Shkrimtari dhe studiuesi, Ermir Nika i ftuar në emisionin ‘’Open’’ në News 24, tha se ikja e Kadaresë është një humbje shumë e madhe e cila do krijojë zbrazëti.
Teksa rrëfen edhe takimet me Kadarenë, Nika thotë se i fundit ka qenë para rreth 1 muaji, ai fliste edhe për miqtë e tij, fliste edhe për vdekjen e madje nuk i trembej asaj nuk ishte tragjik, thotë Nika.
Teksa rrëfen edhe bisedat që ka pasur me Kadarenë, ku ky i fundit i kishte treguar edhe episode nga jeta e tij familjare kur i duhej ti dilte për zot familjes e gjithashtu të ndiqte edhe ëndrrën e tij.
Nika:
‘’Ikja e Ismail Kadaresë është një humbje e madhe sigurisht që do krijojë një zbrazëti është një lloj itenerari që të kryqëzohen rrugët me të dhe atë çfarë la pas. Unë kam një muaj që e kam takuar, disa nga miqtë e tij ishin Drago Siliqi, Ahmet Golemi nga më të mirët. Nuk ishte tragjik për vdekjen.
Njëherë më tha e di jetëgjatësinë time, e di sa do jetojë vepra ime, ai fliste për vdekjen pa frikë.
Njëherë më tha: Unë jam rritur jetim, kisha një nënë që ishte martuar e vogël, por nga ne thonin që vajzat kur martohen shpejt mbeten të vogla, ajo më mbante për dore teksa rritesha, më pas u rrita dhe e mbaja unë atë përdore, unë kam drejtuar familjen time, u rrita përpara kohe. Isha fëmija i parë dhe i dola për zot familjes. Madje kur erdhi nga Franca i tha e ëma meqenëse ndërrove atdheun, do ndërrosh edhe nënë dhe pastaj ai shkroi ‘’Kukullën’’.
Ai ka shkruar shumë vepra e do lexohet nga gjeneratat, por mendoj që Kadareja donte më shumë vëmendje ai ruante etikën e një qytetari dhe nuk e kalonte etikën. Për të gjithë autorët e ndaluar ai ka shkruar ai i pari.
Për Lasgush Poradecin dhe për Martin Camaj.
Ai ka shkruar dhe për Frederik Rreshpjan në një intervistë ai i përmend të gjithë autorët dhe krenohet me ta.
Edhe shkrimtarët e tjerë e kanë parë atë dhe thoshin ishte gjeni, ata e respektonin, të paktën një pjesë e madhe.
Dritëro Agolli në një dokumentar ka thënë, Ismail të çmoj më shumë se veten’’, u shpreh Nika”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb