U shpall kandidat për eurodeputet/ “Beleri nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe Himarën”, Ardit Bido: Flirtues me neonazizmin, shkoi në shtetin e tij!

6 months ago 3

Studiuesi Ardit Bido ka reaguar pasi Fredi Beleri u shpall zyrtarisht si kandidat për eurodeputet nga Demokracia e Re në Greqi.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Bido u shpreh se sot Fredi Beleri nxori fytyrën e tij dhe u faktua që ai nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe Himarën.

Sipas tij, Fredi Beleri shkoi aty ku e ka vendin, në Greqi, shtetin për të cilin Bido thotë se do të punonte edhe këtu në Shqipëri.

Bido e cilësoi kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës në zgjedhjet e 14 majit, si “flirtues me neonazizmin”.

“Sot, Beleri nxori fytyrën e tij dhe nxori zbuluar shqipfolësit që e mbështesin.

Me kandidimin e Belerit për eurodeputet grek u faktua se ai nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe me Himarën dhe shkoi aty ku i takon: në shtetin e tij, në shtetin për të cilin do të punonte dhe këtu, duke abuzuar me votat e shqiptarëve që për arsye krejt të tjera e votuan.

Sot, duke deklaruar që beteja e tij në Shqipëri është një betejë për Greqinë, Beleri nxori zbuluar çdo shqipfolës të vetëpërdorur apo të shitur, që gjithë këto muaj kanë mbytur mediat duke mbrojtur një flirtues me neonazizmin. Ose, fakton që edhe ata bëjnë të njëjtën betejë: për Greqinë, më dëm të Shqipërisë, në Himarën e krenarisë kombëtare kuqezi! Thuaji Jo Neonazmizmit! Thuaji Po Shqipërisë!”, shkroi Bido.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article