U tha se është transgjinore, Imam Khalif fiton medaljen e artë në “Paris 2024”! Përcjell mesazhin e rëndësishëm: Jam një grua

1 month ago 5
Reklamë

Fitorja më e madhe në karrierën e atletes 25-vjeçare u vulos në një atmosferë festive teksa algjerianët mbushën oborrin Philippe-Chatrier dhe i qëndruan në krah gjatë betejën që ajo bëri për medaljen e artë. Kelif është fituesja e parë olimpike e Algjerisë në boksin e femrave dhe boksierja e parë femër që fiton një medalje ari që nga viti 1996.

“Për sa i përket kualifikimit apo jo, nëse jam femër apo jo, kam bërë shumë deklarata për mediat”, tha Kalif pas fitores së saj. “Kam të gjitha kualifikimet për të marrë pjesë në këtë event. Unë jam një grua si çdo grua tjetër. Unë kam lindur grua, kam jetuar si grua, kam luftuar si grua, nuk ka dyshim për këtë. Kritikët e mi, siç i quaj unë, janë armiq të suksesit tim. Pas sulmeve që kam marrë, fitorja ime ka më shumë vlerë”.

“Nderi im është i paprekur tani. Sulmet që kam marrë në rrjetet sociale ishin të shëmtuara dhe nuk kanë kuptim. Ato ndikojnë në dinjitetin e njerëzve. Përsa i përket Federatës së Boksit (IBA), që nga viti 2018 luftoj nën ombrellën e saj. Më njohin shumë mirë, e dinë se çfarë jam në gjendje, e dinë se si jam zhvilluar ndër vite, por tani nuk më njohin më. Ata më urrejnë dhe nuk e di pse. Po u dërgoj atyre një mesazh të vetëm: me këtë medalje të artë mbi të gjitha është dinjiteti im, nderi im”, u shpreh Kalif.

“Nga ëndrrat në realitet, rrugëtimi është i artë. Jam krenar që jam në krye për vendin tim dhe për ata që besuan. Lufta nuk ndalet kurrë, ajo vetëm bëhet më e fortë”, ka shkruar Iman Khalif në rrjetet sociale.

Read Entire Article