“U thashë m’i hiqni prangat, ata kishin humbur çelësat”, shoferi i ish-presidentit: Më përplasën te dera dytë e makinës, Meta u tha…

4 hours ago 29

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca, i cili po drejtonte mjetin me të cilin po udhëtonte kryetari i kësaj partie, Ilir Meta në momentin e arrestimit, përshkroi edhe njëherë momentin në “Top Story”.

Ai tha ndër të tjera se pasi u arrestua Ilir Meta, edhe ai u prangos dhe qëndroi me pranga për rreth 4 orë. Madje në një moment tha ai, i kërkoi policisë t’i hiqnin prangat, por ata nuk gjenin çelësat sipas tij.

Peca pretendoi se efektivët e policisë ushtruan dhunë ndaj tij duke e përplasur te dera e pasme e makinës ku po udhëtonte bashkë me Ilir Metën.

“Kam prej një muaj që jam sekretar organizativ i PL, në LSI kam që në 2008. Ne lëvizim me makinë bashkë vetëm në momente të caktuara. Më morën dhe më nxorën makina me forcë, më kanë përplasur te dera dytë nga mbrapa. I thash ça po bëni, thanë mos fol vëri prangat. Nxora telefonin, ma morën nga dora.

Në kërkuam kush jeni ju, më thanë mua po ti kush je. I thash jam sekretari organizativ, na nxorën në mënyrë çnjerëzore. Më vunë prangat dhe më hipën në makinë, presidentin e shoqëruan te makina tjetër. Ilir Meta po u thoshte kush jeni ju na shpjegoni. Shkova me pranga në polici, donin të më mbanin aty, të më bënin dhe video sikur isha kriminel. Më lanë 40 minuta me pranga në duar në rajon dhe nuk mi hiqnin. Unë thoja m’i hiqni prangat, thoshin nuk dimë ku kemi çelësat. Njëri thoshte do dalësh, tjetri thoshte jo. Vetëm ushtronin presion ata të policisë.”/Top Channel

Read Entire Article