U thirr në SPAK për lobimin e LSI-së në SHBA, Vasili: U pyeta si person që kisha dijeni

1 year ago 24
Reklamë

Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili është prononcuar pas marrjes në pyetje nga Prokuroria SPAK.

I pyetur nga gazetarja e Tch Anila Hoxha, Vasili tha se u pyet si person që ka dijeni për disa çështje por nuk ka folur konkretisht se për çfarë.

U thirra në cilësinë e personit që ka dijeni. Pyesni SPAK“- u përgjigj shkurtimit Petrit Vasili.

Vasili ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, i thirrur për të dhënë sqarime lidhur me hetimet e nisura për lobimin e LSI me dyshimin se ka përdorur në fushatën elektorale para që nuk justifikohen.

SPAK ka nisur hetimin pas kallzimit të ish-deputetit Halit Valteri i cili pretendon se për llogari të LSI, janë shpenzuar 700.000 dollarë por të padeklaruara për qëllime lobimi.

Top Channel

Read Entire Article