U thirr si dëshmitar për ‘Gërdecin’/ Zbardhet dëshmia e Shkëlzen Berishës: Kam qenë jashtë kur ndodhi tragjedia. Me Bumçin kam miqësi

9 months ago 44

Zbardhet dëshmia e Shkëlzen Berishës, teksa u thirr si dëshmitar në seancën gjyqësore të Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”.

Gazetarja Klodiana Lala siguroi për BalkanWeb se ditën kur ndodhi shpërthimi në Gërdec ka qenë jashtë shtetit.

“Kam qenë jashtë vendit ditën e shpërthimit të Gërdecit. E kam mësuar ose nga media, ose nga bisedat me familjarët e mi ngjarjen, nuk e saktësoj dot. Me ish-ministrin e Drejtësisë, Aldo Bumcci, njihem. Kam me të marrëdhënie miqësore prej angazhimit të tij politik. Kam qenë në zyrën e tij kur ka qenë ministër. Nuk e them dot me saktësi sa herë, por kam qenë. Kemi bërë biseda personale, politike, familjare.”, mësohet të jetë shprehur djali i ish-kryeministrit Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article