Teksa sot ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u thirr për t’u marrë në pyetje nga SPAK, gazetarja Klodiana Lala zbardh të tjera detaje.
Në një lidhje live për News24, Lala theksoi se Tahiri është duke u pyetur në cilësinë personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, pasi ende emri i tij nuk është shënuar në kolonat e personave nën hetim për çështjen e pasurisë së tij.
“Ai ishte i shoqëruar nga Avokati Haxhia, por mesa duket e ka marrë për të qenë i kujdesshëm për atë se çka do të thoshte. Kjo është hera e parë që ai del në publik, pasi gjykata e Elbasanit e liroi zotin Tahiri para kohe, duke vendosur që 20 muajt e ardhshëm ai ta vuante dënimin në shtëpi. Kjo me pretendimin se guraja e tij ishte e sëmurë dhe se ai duhet të kujdesej për djemtë e tij të mitur. Përgjatë këtyre muajve janë pyetur dhe disa persona, mes tyre dhe biznesmeni Julian Morina, pasi ka disa transaksione me familjarë të Tahirit.”, pohoi Lala.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb