Një grup demonstruesish kanë tentuar të hyjnë me forcë në Kuvendin e qytetit të Beogradit këtë mbrëmje.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një tentim që ka ndodhur rreth orës 19:00, por dera ka qenë e mbyllur.
Siç ishte raportuar më herët, dera e Kuvendit në Beograd të Serbisë është thyer dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët protestuan për të shtatën herë me ftesën e opozitës, e cila po kërkon anulimin e zgjedhjeve.
Pas incidenteve para Kuvendit, përmes një adresimi për publikun nga presidenca e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u tha qytetarëve serbë që të mos shqetësohen dhe “se asnjë revolucion nuk është duke u zhvilluar, dhe ne po mundohemi që të mos lëndojmë asnjë nga demonstruesit përmes një reagimi të lehtë”.
Se si dukej e gjitha, shikoni më poshtë. /Telegrafi/
— karniles (@karniles8210) December 24, 2023
— karniles (@karniles8210) December 24, 2023
— karniles (@karniles8210) December 24, 2023