U vëtëdorëzua në polici pasi kërkohej për ndërtim pa leje, lirohet biznesmeni në Sarandë

8 months ago 5

Lirohet biznesmeni Pando Papuçi. 68-vjeçari u vetëdorëzua 3 ditë më parë në Komisariatin e Sarandës pasi kërkohej prej 2 vitesh për veprën penale “ndërtim i paligjshëm” lidhur me një pallat 7 katësh, i cili sipas Prokurorisë ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme në keqinterpretim të vendimeve gjyqësore.

Ndaj biznesmenit 68-vjeçar, Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Për Pando Papuçi dhe 3 ish-zyrtarë të Bashkisë është çuar ndërkohë për gjykim dosja për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “ndërtim i paligjshëm”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article