U zëvendësua në pjesën e parë ndaj Interit, De Bruyne mund të mungojë në ndeshjen me Arsenalin

12 hours ago 27
Reklamë

Të dielën lojtarët e Manchester Cityt dhe Arsenalit do të luajnë një derbi të madh në kuadër të xhiros së 5-të të Premierligës dhe në atë ndeshje mund të mungojë mesfushori i “Qytetarëve” Kevin de Bruyne.

Mbrëmë në ndeshjen ndaj Interit, lojtari belg u zëvendësua në pjesën e parë.

“Nuk e di saktësisht se cili është problemi. Nuk kam folur ende me mjekët. Besoj se çdo gjë do të jetë më e qartë të premten”, tha trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Mediat angleze shkruajnë se ka pak mundësi që De Bruyne të jetë në skuadër për ndeshjen me Arsenalin.

Mbrëmë, në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve, Siti barazoi me Interin 0-0. /vizionplus.tv

Read Entire Article