Udinese fut në krizë Milanin/ Inter blindon kreun, sonte radha e Juventusit

10 months ago 19
Reklamë

Milan është zyrtarisht në krizë rezultatesh. Kuqezinjtë u mundën 1 me 0 në “San Siro” nga Udinese në duelin e javës së 11 të Serie A.

Disfatë në rezultat, por edhe lojë zhgënjyese e skuadrës së Piolit, e cila në fund të takimit u kontestua edhe nga tifozët në stadium. Pavarësisht dominimit në mbajtjen e topit, Milani në pjesën e parë rrezikoi vetëm përmes gjuajtjeve nga jashtë zone të Musah dhe Kalabria, ndërsa miqtë patën një shans me Perreirën. Në të dytën historia ishte e njëjtë. Milani që nuk gjente hapësira për raste, ndërsa miqtë në kundërsulm ishin të rrezikshëm.

Në minutën e 62 Udinese fiton penallti pas një faulli të Adli dhe nga pika e bardhë shënon Perreira. Kuqezinjtë kujtohen në fund për të krijuar raste, por portieri Silvestri ishte i pakalueshëm.

Tani kreu i renditjes është 6 pikë larg, pasi Interi mundi 2 me 1 Atalantën në Bergamo. Hakan Çalhanoglu dhe Lautaro Martinez shënuan për Interin. Skamaka hapi ndeshjen, por megjithë rastet e krijuara Atalanta e Gjimshitit nuk barazoi dot. Javë e mbarë edhe për Napolin që mundi 2 me 0 në transfertë Salernitanen.

Sonte është radha e Juventusit të vendit të dytë për të luajtur në transfertë me Fiorentinën, ndeshje e cila transmetohet në Tring.

Read Entire Article