UEFA gjobit FSHF me 44 mijë euro për sfidën me Poloninë

1 year ago 12
Reklamë
22:16 20/09/2023

UEFA ka dënuar Federatën Shqiptare të Futbollit me 44 mijë euro për ndeshjen Shqipëri-Poloni, që u luajt në stadiumin “Air Albania” më 10 shtator, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës penalizoi institucionin shqiptar të futbollit me 30 mijë euro për hedhjen e fishekjzarreve, si dhe objekteve. Në dy vitet e ardhshme, Shqipëria si vend pritës duhet që të shmangë të tilla incidente, pasi në të kundërt do të hyjë automatikisht në fuqi vendimi i UEFA-s për të mbyllur për 1 ndeshje tribunat jugore dhe veriore.

Federata u gjobit edhe me 14 mijë euro për bllokimin e rrugëve publike. UEFA i ka dhënë edhe 4 paralajmërime institucionit të futbollit në vend. Ndërsa Federata Polake e Futbollit është dënuar me në total 20 mijë euro për sjelljet e papërshtatshme të tifozëve në stadiumin “Air Albania” dhe i është lënë një afat kohor 30 ditor të shlyejë dëmet.

UEFA dënoi federatën rumune të futbollit me 40 mijë euro gjobë dhe 1 ndeshje pa tifozë për hedhje fishekjzaresh e objektesh, publikimin e banerit me natyrë politike “Kosova është Serbi” dhe sjellje raciste të fansave, si edhe 12 mijë euro për bllokimin e kalimeve publike.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article