UEFA gjobit me 40 mijë Euro Beshiktash, lë në pritje Tiranën

1 year ago 16
Reklamë
22:30 09/08/2023

Dhuna e shkaktuar në duelin e Conference League, në ‘Air Albania’ kundër Tiranës i ka kushtuar shtrenjtë Beshiktash. Gjiganti turk është gjobitur me 40 mijë Euro nga UEFA, si përgjegjëse për dështimin për të ndaluar tifozët e saj për të hedhur sende të forta në fushë.

Në njoftimin e UEFA-s, thuhet se Beshiktash do të luajë edhe një ndeshje në transfertë pa prezencën e spektatorëve, por ky dënim është lënë pezull dhe hyn në fuqi në rast të përsëritjes në dy vitet e fundit.

Nga kjo përballje ndaj Tiranës ka përfituar edhe Musuaku, i dënuar me karton të kuq që do i kushtojë humbjen e një sfide, atë të vajtjes kundër Nefçi Baku. Dënim për këto episode pritet të marrë edhe Tirana, me UEFA-n që po heton ngjarjen për të vendosur edhe para përgjegjësisë shkaktarët. Tirana besohet se do të luaj takimet e para në kompeticionet e UEFA-s pa spektatorë, ndërsa rrezikon gjobë të majme.

Të ngjashme

Read Entire Article