UEFA gjobit United

1 year ago 26
Reklamë
23:47 14/07/2023

Klubi anglez duhet të paguajë 300 mijë Euro për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar

Manchester United u gjobit me 300 mijë Euro për shkelje të rregullave të UEFA-s për Fair Play-in Financiar.

Klubi anglez shprehu zhgënjimin pasi organi kontrollues financiar i qeverisë europiane të futbollit i dënoi ata për një shkelje të vogël.

Nëpërmjet një deklarate, në qëndrimin e tij Manchester United informoi se ndihej i zhgënjyer nga rezultati, ndërsa e pranon gjobën e vendosur nga UEFA referuar një shkeljeje të vogël të rregullave të mëparshme të Fair Playt Financiar.

Kjo u reflektua në ndryshimin e mënyrës që UEFA i përmirësoi humbjet gjatë Covid -19 përgjatë periudhës së raportimit të vitit 2022.

“Djajtë e kuq” vazhdojnë që të mbështesin forcimin e rregullave për promovimin e Fair Play Financiar dhe qëndrueshmërinë financiare në futbollin vendas dhe atë europian.

Klubi anglez pati humbje me vlerë 50 milionë Euro në vitin 2022, ndërsa kishte marrë një goditje me vlerë 230 milionë Euro për shkak të pandemisë në dy vitet e mëparshme, duke u bërë klubi më i prekur financiarisht në Premier League.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article