UEFA “hap thesin” për Champions League

1 year ago 12
Reklamë
12:18 19/09/2023

Mbi 2 miliardë Euro për 32 skuadrat pjesëmarrëse në edicionin e 68-të të kompeticionit

Pjesëmarrja në grupet e Champions League ka rezultuan minierë ari për 32 skuadrat Europiane. UEFA ka publikuar se në këtë sezon do të shpërndahen rreth 2 miliardë Euro të cilat do të shkojnë si formë bonusi.  Shuma do të shpërndahet në bazë të performancës gjatë dhjetë viteve të fundit, por edhe asaj në fushën e lojës. Tashmë, në arkat e tyre janë depozituar rreth 15 milionë euro. Për çdo ndeshje në fazën e grupeve, shpërblimet do të jepen në bazë të performancës: 2.8 milionë euro për çdo fitore dhe 930,000 euro për një barazim. 

Shpërblimet do të rriten me kalimin e turit. Raundi 1/16-ave dërgon 9.6 milionë Euro në arkat e klubeve që kualifikohen, teksa kalimi në turin tjetër shton dhe 10.6 milionë Euro të tjera. Kualifikimi në raundin gjysmëfinal vlen 12.5 milionë Euro, ndërsa prekja e finales së madhe shton edhe 15.5 milionë euro të tjera. Praktikisht një total prej 85 milionë Eurosh për skuadrën që shpallet kampione e Europës për klube, duke qenë e ngjashme me atë të një sezoni më parë. Konkurenca do të jetë e fortë në këtë edicion. Manchester City kërkon të ruaj trofeun e fituar sezonin e shkuar në Stamboll, teksa pretendent mbetet edhe Interi nënkampione. Pas zhgënjimit edicionin e kaluar, Real Madrid synon trofeun e 15-të, për të shtuar akoma dhe më shumë rekordin e titullit me veshë të mëdhenj.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article