UEFA mbush arkat e Partizanit

1 year ago 17
Reklamë
22:40 02/08/2023

Kampionët kanë fituar 800 mijë Euro bonuse, shifrat rriten nga biletat e të drejtat televizive

Kualifikimi në turin e tretë të Conference League ka shtuar urinë në radhët e Partizanit. Kampionët e vendit janë vetëm një raund larg tentativës së fundit për grupet e kompeticionet të UEFA-s, që do ta shndërronte skuadrën e ‘demave’ në ekipin e parë nga Superliga shqiptare në këtë fazë të këtij kompeticioni.

Përpos prestigjit, Partizani mbush edhe arkat e klubit. Ekipi i teknikut Zoran Zekiç ka grumbulluar deri më tani rreth 800 mijë euro, shifër që natyrisht do të rritet nëse kalon edhe Valmiera në turin e radhës.

Këtu nuk përfshihen të ardhurat nga të drejtat televizive dhe biletat, pasi nëse llogariten këto, fitimet e kryeqytetasve tejkalojnë shifrën e 1 milion eurove.

Në rast dështimi, Partizani do të siguronte bonus eliminimi nga UEFA prej 550 mijë eurosh, teksa në rast se kalon më tej, eliminimi nga faza play-off vlen 750 mijë euro.

Ndërkaq, në rast se të kuqtë shkojnë në grupet e Conference League, atëherë vetëm pjesëmarrja vlen 2.9 milionë Euro, aty ku Partizani do të fitojë të tjera të ardhura, përpos sfidave që do pësojë disfatë.

Praktikisht një minierë ari për Partizanin e këtij sezoni, që i shtohen të ardhurave të mbërritura nga ndonjë shitje e mundshme në merkaton e kësaj vere.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article