UEFA nis hetimet, por mësohet e kush qëndron pas momentit kur u dëgjuan zërat erotik në shortin e Euro 2024

10 months ago 29

UEFA do t’i nisë hetimet për zërat erotik që janë dëgjuar gjatë transmetimit të shortit për Euro 2024, por tashmë dihet një emër që thotë se qëndron prapa momentit që mori vëmendjen e shortit. 

Zërat e “çuditshëm” u dëgjuan kur Zvicra u caktua të dalë në Grupin A me Skocinë, Hungarinë dhe nikoqiren, Gjermaninë.

Të njëjtit zëra janë dëgjuar edhe në ceremoninë e shortit të Kupës FA, kur Liverpooli u caktua të luante me Wolverhamptonin.

“Youtuberi” Daniel Jarvis e ka marrë përgjegjësinë për të dyja këto raste.

Someone was playing moaning noises in the Euro 2024 draw 😭😭😭😭
pic.twitter.com/lHi1gx25Xs

— george (@StokeyyG2) December 2, 2023

“Ishim ne. Ne hymë aty, e futëm telefonin, dhe ata zëra u lëshuan në shortin e ‘Euro 2024’”, u ka thënë ai shikuesve në YouTube.

Daniel Jarvis, ka treguar live në faqet e tij në rrjetet sociale sesi ka përgatitur një befasi për të gjithë në Hamburg.

Ata që e ndiqnin gjatë shortit kanë mundur ta shohin atë duke thirrur dikë në telefon dhe më pas mund të dëgjoheshin zërat e lartpërmendur nga filmat për të rritur që bën edhe legjendat që ishin prezent të qeshnin. /Telegrafi/

Read Entire Article