UEFA përjashton Juventusin nga kupat e Europës

1 year ago 20
Reklamë
20:32 28/07/2023

Fiorentina zëvendëson bardhezinjtë në kompeticionin 2023-2024

UEFA ka vendosur të përjashtojë Juventusin për një sezon nga kupat e Europës për shkak të parregullsive në bilancet financiare. Bardhezinjtë nuk do të jenë në start të Ligës së Konferencës në sezonin 2023-2024.

Ndaj Juventusit është vendosur edhe një gjobë prej 20 milionë Eurosh, 10 prej të cilave me kusht. Fiorentina zëvendeëson bardhezinjtë dhe rikthehet në kompeticionet e Europës. Skuadra e Allegri pas vendimit të UEFA-s do të përqendrohet tanimë në kampionatin dhe Kupën e Italisë, duke u përpjekur të ndërpresë një seri dyvjeçare pa trofe.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article