UEFA vendos për stadiumet ku do të luhen finalet e tre garave në vitin 2026

4 months ago 14

Garat evropiane në futboll të organizuara nga UEFA po iu vije fundi për sezonin 2023/24 me finalet që do të zhvillohen njëra pas tjetrës.

Por shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA ka vendosur tanimë edhe ku do të zhvillohen finalet në vitin 2026.

Kësisoj në vitin 2026, finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në kryeqytetin hungarez Budapest, më saktësisht në stadiumin Puskas Arena që është një nga më të mirët në Evropë.

🇭🇺 The 2026 Champions League final will be held in Budapest, at the Puskás Aréna!

All the Executive Committee decisions: ⬇️#UCLfinal

— UEFA (@UEFA) May 22, 2024

E në vitin 2027 finalja pritet të zhvillohet në San Siro, edhe pse ende nuk është zyrtarizuar një gjë e tillë shkaku se do të shikohen se si do të rrjedhin punimet për rinovimin e stadiumit.

Në garën e dytë më të madhe si Liga e Evropës, finalja e vitit 2026 do të zhvillohet në ‘Park Besiktas’ në Stamboll, derisa në vitin 2027 do të luhet në Frankfurt.

The next Europa League finals will be held in 🇹🇷 and 🇩🇪 !

2026: Istanbul, Beşiktaş Park
2027: Frankfurt, Stadion Frankfurt

All the Executive Committee decisions: ⬇️#UELfinal

— UEFA (@UEFA) May 22, 2024

Ndërkohë në Ligën e Konferencës si nikoqir të finaleve do t’i ketë dy shtetet Gjermania dhe Turqia: Leipzig “RB Arena” në vitin 2026 dhe Stamboll “Park Besiktas” në vitin 2027. /Telegrafi/ 

Upcoming Conference League finals will be held in 🇩🇪 and 🇹🇷 !

2026: Leipzig, RB Arena
2027: Istanbul, Beşiktaş Park

All the Executive Committee decisions: ⬇️#UECLfinal

— UEFA (@UEFA) May 22, 2024

Read Entire Article