UEFA vlerëson Guardiolën dhe Haaland

1 year ago 13
Reklamë
23:48 31/08/2023

Spanjolli shpallet nga institucioni europian i futbollit si trajneri më i mirë në 2022/23

UEFA ka shpallur Pep Guardiolën e Manchester City si trajnerin e vitit për sezonin 2022/23.

Spanjolli 52-vjeçar fitoi garën kundër teknikut të Napolit, Luçiano Spaleti dhe atij të Interit, Simone Inzagi.

Cityzens bënë historinë në sezonin e shkuar, duke fituar tripletë titujsh, Premier League, FA Cup dhe Ligën e Kampioneve. Ky ishte triumfi i tretë i Guardiolës në kompeticion, duke e bërë trajnerin e katërt që e arrin këtë.

Sezonin e shkuar, City realizoi në total në të gjitha kompeticionet 151 gola.

Erling Haaland u zgjodh futbollisti i vitit nga institucioni europian i futbollit për vitin futbollistik 2022/23.

Norvegjezi 23-vjeçar realizoi 52 gola në 53 ndeshje në të gjitha kompeticonet, duke u shpallur golashënuesi më i mirë si në Europë me 12 gola, ashtu edhe në Premier Ligë me 36 gola, duke vendosur rekord. Në vend të dytë për vota të marra doli Lionel Mesi, e pas tij lojtarit tjetër i Cityzens, Kevin de Bryune.

Futbollistja më e mirë për femra u shpall mesfushorja e Barcelonës dhe e Spanjës Aitana Bonmati, që fitoi Çempions për femra, si edhe Kupën e Botës.

Ndërsa trajnerja më e mirë për femra u shpall Sarina Uigman, që udhëhoqi Anglinë në finalen e Kupës së botës.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article