Uli shpejtësinë se po hynte në mbikalim kur iu bë atentat, lëvizjet e fundit të viktimës në Sukth. Pistat ku po heton policia

11 months ago 10
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Zbardhen detaje nga lëvizja e fundit e 38-vjeçarit Fajton Dervishi, i cili u vra gjatë natës në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se në vendin e krimit, konkretisht afër një ure, në mbikalimin e trenit në Sukth, ndodhet ende mjeti i viktimës, i cili në momentin kur ndodhi ngjarja ishte bashkë me një shok. Ka dyshime se autorët e kanë ruajtur ‘shënjestrën’ e tyre, dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij, teksa ai kishte ngadalësuar shpejtësinë pasi po hynte drejt mbikalimit, ndërsa pak më larg kishte dhe banesën. Sakaq, ai kishte qenë bashkë me shokun e tij në një lokal dhe më pas ishin larguar për në shtëpi.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur në Sukth dhe FNSH nga Tirana. Një prej pistave ku po heton policia, është një konflikt që vëllai i tij ka pasur për një plagosje një vit më parë. Vëllai i tij, një 23-vjeçar, është i skeduar për plagosje me armë dhe drogë, ndërsa pas hekurave ndodhet nën akuzën se ka qëlluar me armë zjarri një vajzë në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se 38-vjeçari rezulton i martuar me një shtetase rumune, për çështje dokumentesh. Po ashtu Haxhiaj raporton se viktima, persona pa precedentë penale, ishte duke ndërtuar një lokal në zonën ku banonte. Në zonën ku ka ndodhur ngjarja nuk ka kamera sigurie, pasi nuk ka asnjë ndërtim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article