United mposhtet nga Dortmund

1 year ago 20
Reklamë
20:40 31/07/2023

“Djajtë e kuq” u mundën nga verdhezinjtë 3-2 në stadiumin “Allegiant” të Las Vegasit

Manchester United u mund në miqësore nga Borussia Dortmund me rezultatin 3-2 përballë 50,857 spektatorëve në stadiumin “Allegiant” të Las Vegasit.

Për “Djajtë e kuq” ky ishte  dështimi i dytë radhazi në Shtetet e Bashkuara.

Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag kaloi në avantazh në minutën e 24 të lojës falë Diogo Dalot.

Synimi i United ishte ta mbyllte pjesën e parë në avantazh, por verdhezinjtë kishin të tjera plane.

Doniel Malen realizoi golin e barazimit në minutën e 43.

60 sekonda më pas, sulmuesi 24 -vjeçar përfitoi nga gabimi i Victor Lindelof dhe kaloi Dortmundin në avantazh.

Antony barazoi rezultatin shtatë mintua nga nisja e pjesës së dytë.

Por skuadra gjermane u tregua më kërkuese dhe në fund festoi fitoren. Rrjetën e triumfit e realizoi Jusufa Mukoko në të 71, e në vazhdim për anglezët ishte e pamundur që të reagonin.

Në përfundim të takimit, trajneri Ten Hag shprehu zhgënjimin për humbjen.

“Nuk ka justifikime, ne duhet të luajmë mirë pa marrë parasysh vështirësitë dhe duhet të jemi të pamëshirshëm dhe të fitojmë ndeshje sepse ne jemi Manchester Uited dhe tifozët presin fitore nga ne. Mendoj se turi ishte i mirë, por dëshira është ta mbyllësh me një performancë të mirë. U kënaqa vetëm 60 minuta, ndërsa pësimi i golave më mërziti”.

Ndërsa tekniku i verdhezinjve Edin Terziç tha pas sfidës se fitorja e kënaqte, por ekipi ka ende punë për të bërë.

“Djajtë e kuq” do të kthehen në Angli, ku të shtunën do të perballen në “Old Trafford” me Lionin.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article