Bombardimet izraelite vazhdojnë edhe sot në Rripin e Gazës, ku gati një e katërta e popullsisë po përballet me urinë, teksa Këshilli i Sigurimit i OKB-së përpiqet të thyejë bllokimin dhe të miratojë një rezolutë që do të lejojë një rritje të ndihmës humanitare.
Që nga e hëna, njëra shtyrje e votimit ka pasuar tjetrën, pasi deri në mbrëmjen e djeshme të paktën nuk kishte dalë asnjë tekst i aftë për t’i shpëtuar vetos amerikane. SHBA rrëzoi gjithashtu dy drafte të mëparshme të vendimit në javët e fundit.
Pengesa kryesore në negociatat e djeshme ishte kontrolli i autokolonave të ndihmave humanitare.
⚠️ #REPORT: The ENTIRE population of #Gaza is facing crisis levels of hunger, according to the latest food security analysis.
9 out of 10 people in Gaza cannot eat everyday.
Starvation must never be used as a weapon of war.
We need #CeasefireNOW and full humanitarian access. pic.twitter.com/VzjCuimWmN
— PVA (@PVAenglish) December 22, 2023
Fillimisht ishte menduar të ishte në pronësi të OKB-së, “ekskluzivisht”.
Por Izraeli, autoritetet e të cilit thonë se kanë frikë se do të hyjnë armë dhe municione, dëshiron të ruajë aftësinë për të kryer kontrolle në kamionët e ndihmës.
Votimi në SA tani pritet të bëhet sot, sipas burimeve diplomatike. Agjencitë e OKB-së nuk pushojnë së paralajmëruari për shtrirjen e krizës së thellë humanitare në të cilën është zhytur Rripi i Gazës.
Sipas një raporti të sistemit të monitorimit të Kombeve të Bashkuara, gjysmë milioni njerëz, ose një e katërta e popullsisë së enklavës ku sundon Hamasi, po përballen me zi buke.
Nëse asgjë nuk ndryshon, në gjashtë javët e ardhshme e gjithë popullsia, 2.4 milionë njerëz, do të gjenden në të njëjtën situatë.
“Ne kemi paralajmëruar për javë të tëra se, me një privim dhe shkatërrim të tillë, çdo ditë që kalon vetëm do të sjellë më shumë uri, më shumë sëmundje dhe më shumë dëshpërim për popullin e Gazës,” nënvizoi Martin Griffiths, një zyrtar i lartë i OKB-së, përmes X.
“Lufta duhet të përfundojë ”, shtoi ai.
Asnjë afat
Në fushë, nuk ka as shenjën më të vogël të pushimit. Herët sot, bombardimet izraelite vranë pesë persona në Rafah (në jug), njoftoi ministria e shëndetësisë e Hamasit.
Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë “mbi 2000 terroristë” në Rripin e Gazës që nga 1 dhjetori. Ditën e djeshme filloi një ditë tjetër bombardimi intensive, duke kryer 230 sulme në 24 orë, kryesisht në pjesën jugore të enklavës.
Një nga këto bombardime kishte në shënjestër anën palestineze të vendkalimit të njohur si Kerem Shalom në Izrael. Të paktën katër persona u vranë, duke përfshirë drejtorin e grupit që e operonte atë, ndërsa shpërndarja e ndihmës së OKB-së përmes saj u pezullua, disa ditë pasi rruga u rihap nga autoritetet izraelite.
“Nuk ka vend të sigurt, gjithçka është bombarduar dhe njerëzit janë vërtet të tmerruar,” tha Mahmoud el Mashid, i zhvendosur nga lufta në Khan Yunis (në jug).
Më shumë se dy muaj bombardime ajrore, detare dhe tokësore të Rripit të Gazës kanë vrarë të paktën 20,057 njerëz dhe kanë plagosur 53,320 të tjerë, sipas numërimit të fundit të viktimave të publikuar sot nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit. Në mesin e të vdekurve ishin më shumë se 8,000 fëmijë dhe 6,200 gra, sipas të njëjtit burim.
Rrethe të tëra janë shkatërruar dhe 1.9 milionë njerëz janë detyruar të zhvendosen, me fjalë të tjera 85% e popullsisë, sipas vlerësimeve të OKB-së.
Udhëheqja civile-ushtarake e Izraelit u zotua të “eliminojë” Hamasin pas sulmit të 7 tetorit që vrau 1,140 njerëz, shumica prej tyre civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare të disponueshme nga autoritetet izraelite. Rreth 250 persona të tjerë u rrëmbyen dhe u dërguan në Rripin e Gazës atë ditë, nga të cilët mbi njëqind u liruan deri në fund të nëntorit. Sipas autoriteteve izraelite ka ende 129 pengje./vizionplus.tv