Ushtarët rusë që refuzojnë të luftojnë kundër ukrainasve, zhvishen dhe hidhen në gropa – lirohen nëse japin ryshfet

10 months ago 5

Ushtarët rusë zhvishen lakuriq dhe hidhen nëpër gropa, nëse refuzojnë të shkojnë në misione vetëvrasëse kundër artilerisë ukrainase.

Burrat e mobilizuar rusë e kanë pësuar shumë herë me dënime brutale, kjo për shkak se kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat e Vladimir Putinit.

Atyre u ndalohet të dalin nga gropat derisa nuk paguajnë 4 mijë rubla, një formë ryshfeti të cilin e ka konfirmuar gruaja e njërit prej ushtarëve që e ka përjetuar këtë situatë.

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq ushtarët rusë gjysmë lakuriq në gropë të thellë. Ata janë futur aty pasi kanë refuzuar të luftojnë kundër ushtarëve ukrainas, pa pajisjet e duhura dhe ushqim.

Pesë ushtarët rusë në video, kishin kaluar katër net në gropë dhe janë lejuar të largohen sapo kishin paguar ryshfetin prej 4 mijë rublash, tha Olga Belanovskaya, bashkëshorti i të cilës Maxim, 28-vjeç, është në vijën e frontit.

Megjithatë ajo theksoi se nëse këta ushtarë nuk do ta paguanin shumën prej 4 mijë rublash, do të “likuidoheshin dhe do të varroseshin në atë gropë”.

Olga thotë se nuk e di nëse Maxim është gjallë, por pranoi se janë detyruar të japin një shumë prej afro 2 mijë eurosh si ryshfet në këmbim të lirimit.

E po të mos kishte ndodhur kjo, ai do të dërgohej para mitralozëve ukrainas ku do të përdoreshin si “mish për top”. /Telegrafi/

Read Entire Article