Ushtari izraelit hedh një granatë brenda një xhamie në Bregun Perëndimor

11 months ago 15

Një ushtar izraelit është filmuar duke hedhur një granat brenda një xhamie në Bregun Perëndimor.

Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) ka bërë të ditur se ka pezulluar ushtarin, i cili u filmua duke hedhur një granatë trullosëse në një xhami në fshatin palestinez Budrus afër Ramallah.

Mediat izraelit kanë konfirmuar se brenda xhamisë ishte një Imam, i cili thërriste ezanin e mëngjesit, raporton thetimesofisrael.

E përditshmja izraelite, Haaretz thotë se incidenti është shembulli i fundit i ushtarëve që regjistrojnë veten duke poshtëruar palestinezët dhe duke i ngarkuar videot në mediat sociale.

Kjo prirje është intensifikuar që nga masakra e Hamasit të 7 tetorit që la të vdekur rreth 1200 izraelitë, shumica prej të cilëve ishin civilë.

Ndryshe, Izraeli ka shkatërruar pothuajse të gjitha kultet fetare të myslimanëve në Rripin e Gazës. /Telegrafi/

Israeli occupation terrorism in the West Bank.

An Israeli soldier threw a stun grenade inside a mosque as the Imam began the dawn call to prayer, "Adhan." The incident occurred in Budrus, W Ramallah last night. pic.twitter.com/agwHNA7EJU

— Younis Tirawi | يونس (@ytirawi) November 17, 2023

Read Entire Article