Ushtria izraelite e ka konfirmuar se ka vrarë “gabimisht” tre pengje izraelite në Gaza pasi i kishte konsideruar gabimisht si kërcënim.
“Gjatë luftimeve në Shejaiya, IDF identifikoi gabimisht tre pengje izraelite si kërcënim. Si rezultat, trupat qëlluan drejt tyre dhe ata u vranë”, tha një zëdhënësi i IDF-it, transmeton Telegrafi.
“Trupat e tyre u transferuan në territorin izraelit për ekzaminim, pas së cilës u konfirmua se ishin tre pengje izraelitë”, thuhej tutje.
Ushtria izraelite potencoi se vendi është një “zone luftarake aktive”, dhe se luftimet kanë qenë të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit.
“IDF shpreh keqardhje të thellë për incidentin tragjik dhe u shpreh familjeve ngushëllimet e përzemërta”.
Mes të tjerash, autoriteti ushtarak i Izraelit tha se po punohet për të lokalizuar dhe për të kthyer të gjitha pengjet në shtëpi. /Telegrafi/