Ushtria izraelite thotë se ka gjetur tunelin “më të madh” të Hamasit të zbuluar deri më sot – publikon pamjet

10 months ago 13

Forcat izraelite të mbrojtjes kanë pretenduar se kanë gjetur tunelin “më të madh” të Hamasit të zbuluar deri më sot.

Në një video që IDF pretendonte se ishte marrë nga Hamasi dhe ishte gjetur nga inteligjenca izraelite, një automjet i vogël u pa duke u drejtuar përmes një tuneli, i cili dukej se ishte i lidhur me një magazinë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ushtarët e IDF-së u panë më pas në pamje të veçanta duke zbuluar hyrjen e një tuneli, për të cilin tha se ishte 400 metra nga Kryqëzimi Erez.

Sky News shkruan se megjithatë nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet apo pamjet.

EXPOSED: The biggest Hamas terrorist tunnel discovered.

This massive tunnel system branches out and spans well over four kilometers (2.5 miles). Its entrance is located only 400 meters (1,310 feet) from the Erez Crossing—used by Gazans on a daily basis to enter Israel for work… pic.twitter.com/RcjK5LbvGL

— Israel Defense Forces (@IDF) December 17, 2023

Por zëdhënësi i IDF, Avijaa Adraei tha: “Operacionet e sulmit u nisën nga tuneli i lartpërmendur që synonte forcat tona gjatë luftimeve në Rripin e Gazës”.

“Disa ditë më parë, brenda tunelit u vunë re diversantë dhe kështu forcat IDF i eliminuan ata”.

IDF pretendoi se tuneli ishte një projekt i udhëhequr nga Mohammad Sinwar, vëllai i liderit të Hamasit, Yahya Sinwar. /Telegrafi/

Read Entire Article